Gjestet e turpshme në ndeshjen Shqipëri -Poloni, Baku: Mbetëm akoma njerëz primitivë, dëmtuam imazhin e vendit tonë

Gazetari sportiv Ervin Baku komentoi në studion e emisionit "Ditë e Re" në RTV Ora gjestet e turpshme të tifozëve në stadiumin e  'Air Albania', ku kombëtarja shqiptare humbi 1 me 0 nga ekipi polak.

Në minutën e 76 të ndeshjes, pasi kombëtarja polake bëri golin e parë kundrejt Shqipërisë, tifozët  nisën të hidhnin sende të ndryshme në fushë, duke goditur lojtarët me shishe dhe kapakë.

Baku thotë se ky lloj gjesti dëmton imazhin e Shqipërisë në sytë e botës dhe se duhen marrë masa të rrepta, që raste të tilla mos përsëriten më.

"Me atë gjest tifozët i bëjnë dëm Shqipërisë. Ajo video bëri xhiron e botës. Ata thonë për ne; "akoma njerëz primitivë mbetën këta". Një person që hedh shishen në stadium nuk duhet të shkel më aty. Ata vetëm tifozë nuk janë. Një njeri normal duhet ta pranojë se është një lojë. Në lojë ka humbës dhe fitues", tha Ervin Baku.

EMISIONET