Gjest i paprecedentë nga tenisti rus. Ofendon trajnerin që largohet nga ndeshja (Video)
Ofendon trajnerin e tij pasi ishte duke humbur finalen. Daniil Medvedev bën një gjest të paprecedentë duke sulmuar verbalisht Gilles Cervara në ndeshjen e fundit të turneut të Halles kundër Hurkacz.
Gjërat nuk po shkonin mirë për tenistin rus në fund të setit të parë ku humbi 6-1 dhe ishte ky moment që e bëri Medvedev të shpërthente ndaj trajnerit i cili u largua nga shkallët pa u menduar dy herë. Shikoni momentin;
Bashkë me trajnerin Cervara ishte ulur edhe bashkëshortja e tenistit ndaj së cilës Medvedev kërkoi falje në fund të takimit që e humbi me rezultatin e përgjthshëm 6-1, 6-4.