Gjermania sfidon FIFA-n, dërgon në konferencë vetëm trajnerin
Federata Gjermane e Futbollit sfidon FIFA-n. Pas polemikave për ndalimin që iu bë Manuel Neuer-it për të mbajtur në krah shiritin “One Love” me ngjyrat e yberit, në shenjë proteste, federata prezantoi në konferencën e shtypit përpara ndeshjes me Spanjën, vetëm trajnerin Hansi Flick.
Rregullorja e Botërorit parashikon në artikullin 44 që çdo kombëtare të prezantohet me trajnerin dhe një lojtar. Gjermania ka zgjedhur një qëndër stërvitore rreth 1 orë nga salla e konferencave zyrtare dhe kërkesës së federatës për të ndyshuar vend, FIFA i është përgjigjur negativisht e në këtë mënyrë, federata vendosi të dërgonte në kryeqytet vetëm teknikun.
Me këtë veprim, Gjermania rrezikon gjobën që në të tilla raste është e paevitueshme por më shumë se gjoba, ajo që shqetësion është klima e tansionuar mes Gjermanisë dhe FIFA-s.