Gjermanët në modë në Premier League, Man. United emëron trajnerin e ri

Gjermanët në modë në Premier League, Man. United emëron

Jurgen Klopp te Liverpool, Tuchel te Chelsea, Hasenhuttl te Southampton dhe tani Ralf Rangnick te Man. United.

Është pikërisht trajneri gjerman, një ish kandidat më pare për stolin e Milanit ai që do të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq” të paktën për 6 muaj.

63-vjeçari ka arritur akordin për 6 muaj për të drejtuar Man. United për të zëvendësuar të shkarkuarin Solskjaer teksa në marrëveshje ekziston një klauzolë që Rangnick të bëhet këshilltar për klubin në synimet për të sjellë edhe Mauricio Pochettinon në stolin e klubit anglez.

Nuk ishte një vendim surprizë pasi te Man. United vlerësojnë punën e Rangnick për transformimin e klubeve të Salzburg dhe Leipzig të cilët sot luajnë rregullisht në Champions League./Ora News/.

EMISIONET