“Gjelat” synojnë kreun e grupit, mësoni formacionet zyrtare të takimit Francë-Poloni

“Gjelat” synojnë kreun e grupit, mësoni formacionet

Franca do të përballet kundër Polonisë në Dortmund, takim i vlefshëm për Grupin D të Kampionatit Europian 2024.

Francezët vijnë në këtë takim, pas barazimit pa gola kundër Holandës dhe fitores minimale 1-0 kundër Austrisë.

Ata kanë grumbulluar gjithsej 4 pikë dhe synojnë të marrin një tjetër fitore sot që të mund të kryesojnë grupin.

Mbape do të detyrohet të mbajë përsëri maskë por të paktën është në urdhrat e trajnerit Deshamp dhe është i gatshëm të luaj.

Polonia është pothuajse e eliminuar nga kompeticioni edhe pse jo akoma zyrtarisht.

Polakët kanë pësuar dy humbje në dy ndeshjet e para dhe nuk kanë grumbulluar asnjë pikë.

Levandoski me shokë do të duhet të fitojnë sot me shifra të thella dhe të shpresojnë në një kombinim rezultatesh që të mund të kalojnë në fazën tjetër.

FRANCA (4-3-3): Menja; Hernandez, Saliba, Upamekano, Kunde; Rabio, Kante, Tçuameni; Barkola, Mbape, Dembele | Trajner: Didier Deshamp

POLONIA (3-4-3): Skorupski; Bednarek, Davidovicz, Kivior; Frankovski, Moder, Zielinski, Zalevski; Szymanski, Levandovski, Urbanski | Trajner: Mishel Provierz

“Gjelat” synojnë kreun e grupit, mësoni formacionet

 

 

 

 

EMISIONET