Gazetarja e sportit “hedh bombën”: Për të dalë në ekran kërkojnë favore intime…
Në Shqipëri ndoshta nuk mjafton talenti për t’u angazhuar me kohë të plotë në një ekran. Në një intervistë dhënë për emisionin “Natën me Aulonën”, gazetarja e RTSH Sport, Sabina Mete ndalet gjatë te vështirësitë që ka kaluar për të nisur rrugën në një ekran dhe me zë ajo thotë atë që prej vitesh flitet në tavolinat e lokaleve përreth mediave.
Pjesë nga intervista:
“Ka qenë në rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë për të arritur deri këtu dhe sidomos kur je vajzë. Kam trokitur në shumë dyer para se të filloja tek redaksia e sportit në RTSH. Nuk flitet shumë për këtë, janë favoret seksuale. Nuk flitet janë tabu. Megjithatë jam përballur edhe me këto dhe për në vajzë 20-vjeçare që sapo del nga bankat e shkollës është shumë e rëndë.
Kur shkon të japësh një intervistë pune, bisedën e bën në zyrë dhe nuk mund ta bësh duke pirë një gotë verë jashtë, sepse vera pihet me miqtë dhe jo me shefin. Që këtu fillon e gjitha tek ajo ftesa. Çdo bisedë pune bëhet në zyrë, prandaj janë bërë zyrat. Gota e verës është shumë intime për ta pirë me shefin e punës, kështu që këtu fillon gjithçka".