Gabim në himnin e Azerbajxhanit, Lukaku vonon nisjen e ndeshjes
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 19:56
Një ngjarje pazakontë ndodhi në nisje të ndeshjes kualifikuese të EURO 2024 mes Belgjikës dhe Azerbajxhanit.
Në himnin e miqve ka pasur një gabim dhe për këtë arsye, sulmuesi i vendasve, Romelo Lukaku i ka kërkuar arbitrit e më pas edhe delegatit të ndeshjes që të ripërsëritet.
Pasi është diskutuar nga arbitri dhe delegati është vendosur që himni i Azerbajxhanit të ripërsëritet siç duhet, me sfidën që nisi pak minuta me vonesë pas episodit në fjalë.