Futbollistët homoseksualë, lojtari britanik do ta pranojë publikisht në televizion

Futbollistët homoseksualë, lojtari britanik do ta pranojë

Një futbollist në moshën e adoleshencës do të dalë hapur për të deklaruar homoseksualitetin e tij në një intervistë televizive që është planifikuar të transmertohet javën e ardhshme në Angli. Ai synon të mbështesë njerëzit ndryshe me bindje të ndryshme seksuale në një betejë të haour kundër homofobisë.

Sipas “Daily Mail” që nuk e bë të ditur emrin, ai është shumë i qetë në lidhje me këtë gjë madje ka theksuar se nuk është i vetmi që dëshiron ta bëjë një gjë të tillë në futbollin anglez. Mendohet se lojtari është pjesë e kampionatit Championship.

Britaniku i fundit që deklaroi hapur homoseksualitetin e tij është Justin Fashanu në vitin 1990 ndërsa 8 vite më vonë humbi jetën pasi u vetëvra në moshën 37-vjeçare.

EMISIONET