Futbolli gjerman në zi/ Ndërron jetë një tjetër ikonë, vajtojnë edhe në Itali

Futbolli gjerman në zi/ Ndërron jetë një tjetër

Bota e futbollit humbet një tjetër ikonë, një lojtar të madh si Karl-Heinz Schnellinger, mbrojtësin e famshëm gjerman i cili u nda nga kjo jetë në moshën 85 vjeçare. Schnellinger u shua në një spital të Milanos, në San Raffaele, i sëmurë prej kohësh.

Mbrojtësi filloi karrierën e tij me ekipin e Këln ku u aktivizua për 4 sezone dhe u shpall kampion në 1962.

Futbolli gjerman në zi/ Ndërron jetë një tjetër

Më pas u transferua te Roma, por ekipi kryeqytetas e lëshoi në huazim te Mantova, për t’u rikthyer sërish te Roma, skuadër më të cilën fitoi edhe një Kupë të Italisë.

Futbolli gjerman në zi/ Ndërron jetë një tjetër

Në 1965 kaloi te Milan, skuadër ku qëndroi për nëntë sezone, fitoi një titull në Serie A, një Kupë Kampionëve, një Kupë Interkontinentale, 3 Kupa të Italisë etj. Në 1974 u largua nga Milano për të mbyllur karrierën në Gjermani.

Me fanellën e përfaqësueses gjermane zhvilloi 47 ndeshje, shkoi në finalen e Botërorit në 1966, e humbur përballë Anglisë, ndërsa katër vite më vonë preku gjysmëfinalen e Botërorit. /BW

EMISIONET