Futbolli francez rrezikohet nga dhuna. Kreu i ligës i trembet më të keqes

Futbolli francez rrezikohet nga dhuna. Kreu i ligës i trembet më

"Në futbollin francez do të ketë vdekje nëse dhuna do të vazhdojë". Ky është paralajmërimi që bën kreu i ligës së futbollit, Vincent Labrune, sipas të cilit, ky fenomen ka ardhur në rritje gjatë viteve të fundit.

Ai shton më tej se kriminelët duhet të qëndrojnë jashtë stadiumeve, pasi janë ata arsyeja pse Franca mbylli një sezon shumë të dhunshëm në shkallë në të gjitha kategoritë. 

Kulmi i këtij sezoni u regjistrua në javën e fundit kur tifozë të Saint-Etienne mësynë në fushë në fund të ndeshjes duke sulmuar lojtarët fizikisht pas rrëzimit të skuadrës në Ligue 2. 

Ngjarje të dhunshme janë regjistruar edhe në Lyon ndërsa në finalen e Champions League të zhvilluar në Paris, policia nuk mundi të kontrollonte kaosin e krijuar përpara fillimit.

EMISIONET