Fury anulon duelin me Joshua dhe e akuzon për "frikacak"

Fury anulon duelin me Joshua dhe e akuzon për "frikacak"

Duhej të ishtë thjesht çështje firmash por hidhet në erë gjithçka. Tyson Fury dhe Anthony Joshua nuk do të ndeshen në dhjetor për gjerdanin WBC të peshave super të rënda.

Ishte Fury që i bëri ftesën boksierit me ngjyrë për t'i shpëtuar karrierën pas disfatës së tij me Usyk, por detajet e marrëveshjes kanë bërë që Fury të anulojë gjithçka dhe këtë e ka bërë me një postim në rrjetet sociale. 

"Zyrtarisht ka mbaruar. D-Day erdhi dhe iku. Kaloi ora 5 e pasdites dhe kontrata nuk është firmosur. Mbaroi gjithçka për Joshua, ai tani është jashtë me peliçen e ujkut. Harroje! Idiot! Frikacak!", shkruan "Gipsy King" në profilin e tij në Instagram. 

Detaji që prishi marrëveshjen është çështja e të gjithë titujve britanikë që sipas Fury, duhej të ishin në ring për boksierin fitues por Joshua edhe pse mori një ultimatum deri të hënën në orën 17.00, nuk firmosi kontratën, duke humbur edhe mundësinë për të fituar gjerdanin botëror WBC që e mban aktualishy Fury. 

EMISIONET