FSHF, mblidhet Komiteti Ekzekutiv, i jep prioritet projektit të 100 Fushave

FSHF, mblidhet Komiteti Ekzekutiv, i jep prioritet projektit të 100 Fushave

Instanca më e lartë në Federatën Shqiptare të Futbollit, Komiteti Ekzekutiv është mbledhur sot për të marrë një sërë vendimesh të rëndësishme per sportin më të ndjekur në Shqipëri, shkruan Ora News.

Sipas njoftimit nga FSHF, në këtë mbledhje u miratua rendi dhe u votua për disa vendime ku më kryesori është ai i 100 Fushave, një projekt i mëshuar shumë nga qeveria e futbollit shqiptar si mënyra e vetme për zgjerimin dhe zhvillimin e futbollit shqiptar.

Nën drejtimin e kreut të FSHF-së, Armand Duka, Komiteti Ekzekutiv miratoi këto vendime si më poshtë:

“Projekti i 100 Fushave, një nga projektet më të mëdha të FSHF-së, që konsiston në ndërtimin e fushave të reja në të gjithë Shqipërinë dhe ku mund të aplikojnë pa kufizim kushdo, individ, pushtet qendror a vendor, klub futbolli etj.

Gjithashtu, me unanimitet të plotë u miratuan edhe disa pika të tjera të rendit të ditës, që kanë të bëjnë me mbështetjen infrastrukturore që FSHF-ja do të japë për dy klubet e futbollit, KF Egnatia dhe KF Erzeni, me investimin në sistemin e ndriçimit në Kompleksin Tropikal si dhe me mbështetjen e shoqatës së të verbërve dhe të amputuarve në kuadër të programit të Përgjegjësisë Sociale dhe projekteve incentivuese HatTrick V”.

EMISIONET