FSHF mbledh klubet e Superiores për kriteret e reja të liçensimit

FSHF mbledh klubet e Superiores për kriteret e reja të

Nga sezoni i ardhshëm e më pas, çdo klub futbolli në Kategorinë Superiore do të ketë rregulla të njëjta të liçensimit me ato të UEFA-s.

Sipas një njoftimi nga FSHF, kjo e fundit ka mbledhur përfaqësuesit e 10 klubeve të cilëve u ka bërë të ditur edhe mënyrat e plotësimit të kritereve për skuadrat që do të luajnë në Europë.

Gjithashtu me sezonin e ri që do të nisë, të gjitha klubet do ta kenë të detyrueshme praninë e një përgatitësi atletik në stafet trajnuese dhe në takimin e sotëm, FSHF ka shprehur gatishmërinë që të ndihmoj klubet që të plotësojnë kushtet e mësipërme.

Më poshtë dhe njoftimi i plotë nga FSHF:

“Sektori i Licencimit në Federatën Shqiptare të Futbollit ka organizuar ditën e sotme një mbledhje me klubet e Kategorisë Superiore ku i ka informuar në lidhje me mënyrat e plotësimit të kritereve në rregulloren e licencimit.

Duke nisur që nga ky edicion, rregullorja e licencimit të klubeve të Superiores është njehsuar me rregulloren e UEFA-s për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane.

Në këtë mbledhje mori pjesë edhe Drejtuesi i sektorit të Përgatitjes Atletike në FSHF, Luiggi Febbrari, si dhe përgatitësit atletikë të ekipeve Kombëtare, Luca Laurenti dhe Iris Selimi, të cilët folën për rolin e rëndësishëm që ka kjo figurë në një ekip futbolli.

Komiteti Ekzekutiv në FSHF ka vendosur që duke nisur nga ky sezon, klubet e Kategorisë Superiore e kanë të detyrueshme prezencën e një përgatitësi atletik në stafet e tyre, ndërsa duhet theksuar fakti se Federata e Futbollit ka organizuar herë pas here kurse për këtë figurë kaq të rëndësishme në futboll, ku kanë lektruar emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.”

EMISIONET