FSHF mbështet financiarisht federatën ukrainase

FSHF mbështet financiarisht federatën ukrainase

Komiteti Ekzekutiv i institucionit më të lartë të futbolit shqiptar, ka miratuar në unanimitet vendimin për mbështetje financiare ndaj federatës ukrainase.

Nëpërmjet një komunikate zyrtare ku nuk bën të ditur shifrën që do të shkojë për homologët ukrainas, FSHF thekson se fondi do të përdoret për të blerë materialet e kërkuara nga ukrainasit.

“Duke u bazuar edhe në kërkesat dhe nevojat aktuale të palës ukrainase, Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së në një nga vendimet e fundit ka vënë në dispozicion një fond në mbështetje të Ukrainës, që do të përdoret për të blerë materiale/ushqime/ilaçe etj., që janë pjesë e nevojave të vazhdueshme të qytetarëve të Ukrainës.

Qeveria e futbollit shqiptar ka pasur vazhdimisht komunikime me zyrtarët e Federatës Ukrainase të Futbollit gjatë gjithë kësaj kohe për mënyrën se si pala shqiptare mund të ndihmojë sadopak komunitetit ukrainas të futbollit në këtë moment të vështirë.

Duke pasur parasysh edhe përgjegjësinë sociale që ka, Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e angazhuar për të ndihmuar e mbështetur vendet në nevojë dhe konkretisht komunitetin ukrainas në këtë situatë delikate”.

EMISIONET