Frikë nga Omicrom, Kina nuk do të nxjerrë në shitje bileta për Lojërat Dimërore

Frikë nga Omicrom, Kina nuk do të nxjerrë në shitje bileta

Vetëm pak ditë përpara se mijëra sportistë nga e gjithë bota të mbërrijnë në Kinë për Lojërat Olimpike Dimërore që do të mbahen në Pekin, vjen një lajm aspak i mirë për eventin dhe për shumë tifiozë.

 

Kina ka njoftuar vendimin e saj se nuk do të lejojë shitjen e biletave për asnjë individ në Lojërat Olimpike dhe Paralimpike të Pekinit, një lëvizje që zyrtarët olimpikë e ndërmarrin në përpjekjet për të parandaluar përhapjen e Covid-19 brenda vendit.

 

Fillimisht Komiteti Olimpik i Kinës vendosi në shtator se asnjë vizitor i huaj apo tifoz nga jashtë Kinës nuk do të lejohej të blinin bileta për Lojërat Dimërore, por këtë të hënë, ky organ zgjeroi urdhrin duke përfshirë edhe qytetarët dhe rezidentët e saj.

Megjithatë, organizatorët e lanë derën hapur për një plan të përshtatur që do të ftojë grupe spektatorësh të jenë të pranishëm në terren gjatë eventit madhior. Këto grupe do të verifikohen para, gjatë dhe pas ngjarjeve për respektimin e protokolleve të COVID, thanë zyrtarët e Lojërave në një deklaratë.

 

Vendimi nga Pekini vjen vetëm 48 orë pasi në Kinë u njoftua zyrtarisht rasti i parë i variantit Omnicron dhe frika e përphapjes massive të covid-19 detyron auroritetet të mos nxjerrin në shitje masive biletat për Olimpiadën./Ora News/.

EMISIONET