Frikë nga ISIS, Gjermania ngre “Unazën e Çeliktë". 22,000 policë, snajperë dhe specialët GSG 9 për Europianin

Frikë nga ISIS, Gjermania ngre “Unazën e

Frika nga ISIS që ka paralajmëruar sulme terroriste dhe nga huliganët e dhunshëm ka detyruar Gjermaninë që të sigurojë ndeshjen hapëse të Euro 2024 me një unazë të fortë prej çeliku të përbërë nga mijëra policë të armatosur që do të mbrojnë fansat e futbollit nga sulme të mundshme.

Eksperti i sigurisë Will Geddes, i cili ka punuar me klubet e Premier League tha për The Sun se 22,000 policë do të mobilizohen vetëm për ndeshjen e sotme përballë Skocisë në “Allianz Arena” të Mynihut.

Ai shpjegoi se forcat speciale të vendit, shërbimet e inteligjencës dhe policia e armatosur do të thirren për të ndihmuar në terren.

Kampionati Europian i futbollit paraqet një spektër të gjerë rreziqesh dhe çështjesh të mundshme mes një niveli shumë të lartë rreziku nga ISIS. Turmat do të monitorohen nga afër me CCTV por edhe me sisteme të inteligjencës artificiale, syrin vigjilent të "super vëzhguesve" dhe oficerëve të veshur civil”, paralajmëroi ai.

Will, i cili drejton një ekip ekspertësh sigurie në Mbrojtjen e Korporatës Ndërkombëtare (ICP), monitoron nga afër bisedat e ISIS dje ekipi i tij ka parë organizatën terroriste islamike që të bëjë shpeshherë thirrje për sulme në Gjermani.

“Do të ketë një sërë shtresash të ndryshme sigurie. Janë rreth 22,000 policë federalë që do të caktohen veçanërisht për ndeshjet. Këta janë specialistë që kërkojnë ata tregues për individët që mund të kenë qëllime keqdashëse. Më tej forcat policore të vendeve të huaja dhe fqinje të sjella nga i gjithë bota do të kenë marrë të dhëna nga shërbimet e tyre të inteligjencës dhe njësitë anti-terror përpara ndeshjes. Do të ketë gjithashtu ekipe për mbikëqyrjen dhe zbulimin e elementëve armiqësor. Dhe kjo do të jetë njerëzore dhe elektronike. Inteligjenca Artificiale duke përdorur njohjen e fytyrës."

ISIS ka lëshuar kërcënime të përsëritura për sulme në Euro2024, Ligën e Kampionëve dhe Lojërat Olimpike të Parisit muajt e fundit. Gjermania sakaq do të presë 2.7 milionë tifozë në 10 stadiume të ndryshme, ndërsa 12 milionë të tjerë parashikohet të vizitojnë zonat e dedikuara për tifozët.

Will shpjegoi se operacioni i madh i sigurisë do të variojë nga snajperët e shpërndarë nëpër stadium deri te "super vëzhguesit" të fshehur në mesin e publikut.

"Super vëzhguesit do të jenë njerëz që do të futen brenda turmave, duke kërkuar individë kyç për të cilët ata kanë një histori. Masat e hapura do të përfshijnë gjëra të tilla si snajperë dhe ndoshta anëtarë të forcave speciale, dhe GSG 9, të cilët do të punojnë në një kapacitet të pastër, të afërt, por brenda distancës goditëse. GSG 9 është Grupi i Gardës Kufitare 9, një njësi elitare e forcave speciale të policisë federale gjermane që fokusohet në terrorizmin dhe krimin e dhunshëm."

Po ashtu është zbuluar se tifozët që mund të ndihen "të pasigurt" ose "të kërcënuar" gjatë turneut mund të përdorin një kod për të marrë ndihmë nga autoritetet. Fjala e përzgjedhur është "Panama”.

EMISIONET