Frattesi si Totti ndaj Juventus, i kujton numrin e golave milanistëve

Frattesi si Totti ndaj Juventus, i kujton numrin e golave milanistëve

Inter turpëroi Milanin në derbin e luajtur në San Siro teksa zikaltërit mposhtën kuqezinjtë me shifrat 5-1. Pjesë e listës së golashënuesve ishte edhe Davide Frattesi. Mesfushori erdhi nga stoli, por pati kohën e mjaftueshme për të gjetur rrugën e rrjetës teksa shënoi golin e pestë.

Mirëpo, italiani nuk u bë protagonist vetëm me golin, por edhe me një gjest që nuk i shpëtoi kamerave. Frattesi nuk ngurroi të “thumbonte” kundërshtarët duke i treguar numrin e golave të shënuar kur shifrat shkuan në 4-1.

Një veprim që rikthen në memorie një gjest të famshëm të Tottit në një ndeshje të Romës ndaj Juventus, ku verdhekuqtë fituan 4-0.

EMISIONET