Francesco Totti u tradhëtua nga Ilary Blasi dhe jo e kundërta

Francesco Totti u tradhëtua nga Ilary Blasi dhe jo e kundërta

Një mister i vertetë që vazhdon të ngjallë shumë interes. Pak javë pas divorcit mes Francesco Tottit dhe Ilary Blasit, ndoshta nuk kemi mësuar të vërtetën deri në fund.

Deri tani është lënë të kuptohet se shkak i krizës së çiftit është historia e nisur mes ish-kapitenit të Romës dhe Noemi Bocchit por e vërteta mund të jetë tërësisht ndryshe. Mediat italiane po aludojnë një një afrimitet të tepruar mes Blasit dhe trajnerit roman të fitnesit, Cristiano Iovino, një histori që ka nisur shumë muaj më parë dhe mendohet se është bërë shkak për ftohjen e çiftit të bashkëshortëve.

Blasi dhe Iovino kanë nisur të shoqërohen rreth një vit e gjysmë më parë dhe Totti e ka kuptuar një gjë të tillë duke u distancuar nga bashkëshortja dalëngadalë.

“Pasi ka pyetur dhe kërkuar për disa kohë, Francesco u bind për shoqërinë e të dyve dhe pasi u ndie shumë i zhgënjyer nisi të kërkonte edhe ai një mikeshë. Në jetën e tij u shfaq Noemi Bocchi dhe kjo është kronologjia e saktë”, shkruan “Corriere Della Sera”.

 

 

 

EMISIONET