Francë-Portugali, Patushi: Edhe VAR gabon, arbitri dha një penallti që nuk ishte, gabim trashanik

Në ''Euro 2020" në RTV Ora, specialisti i futbollit Saimir Patushi u shpreh se në ndeshjen Portugali-Franca, u dha një penallti që nuk ishte e tillë.

Ai tha ishte një gabim shumë trashanik kjo penallti, edhe pse arbitri ka një karrierë të mrekullueshme sipas tij tij.

Patushi: Të them të drejtën nuk e imagjinoj dot që një arbitër me aq përvojë të japë një penallti aq inekzitente. Ishte një gabim shumë trashanik, edhe pse është një arbitër me një karrierë të mrekullueshme.

Ishte një gabim që nuk duhet të ndodhë në ndeshje të tilla, sepse duhet dhuruar spektakël. Nuk e kuptoj se çfarë ka bërë ky arbitër me këtë ndërhyrje. Ndonjëherë edhe VAR-i gabon. Aty ishte një aksion dhe topi ishte shumë larg dhe më pas vjen një stimulim. Duket se ka kopjuar Neymarin.

EMISIONET