Franca në fazën tjetër, Mbappe i papërmbajtshëm me Danimarkën (VIDEO)

Franca në fazën tjetër, Mbappe i papërmbajtshëm me

Mbappe dhe sërish Mbappe. Sulmuesi i Francës i dhuron fitoren skuadrës kampione të botës. 2-1 triumfoi ekipi i Deschamp në ndeshjen e dytë të grupit duke u shkëputur me 6 pikë të plota në krye të grupit dhe një biletë për në fazën tjetër të kjompeticionit.

Në këtën mënyrë, Franca bëhet skuadra e parë që kalon në raundin me eleminim direkt dhe tashmë duhet të hipotekojë edhe vendin e parë në ndeshjen e tretë me Tunizinë. Një ndeshje shumë e luftua ajo me skuadrën e Hjulmland që barazoi përkohësisht në minutën e 68 me Christensen por që mund të kishte bërë edhe më shumë por doli e humbur dhe tashmë me vetëm 1 pikë do të përballet me Australinë në ndeshjen e fundit për të kërkuar kualifikimin.

Në ndeshjen tjetër, Polonia kaloi 2-0 Arabinë Saudite edhe pse nuk zhvilloi një përballje me nivel. 

EMISIONET