Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë për Eriksen

Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë

Një ndeshje shumë emocionuese në Copenhagen, ku Danimarka në fushë dhe tifozët në stadium të gjithë bëhen bashkë për Eriksen i cili mrekullisht sot është në jetë falë Kjaer dhe stafit mjekësor.

Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë

 

Edhe para ndeshjes e gjithë atmosfera ishte përgatitur për numrin 10 të skuadrës i cili kaloi momentet më të vështira, benderolë gjigante në fushë, tifozët me fanellën e fantazistit, fëmijë me pankarta e me mesazhe inkurajuese, gjithçka fantastike.

Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë

Në minutën e 10’, i gjithë stadiumi u ngrit në këmbë teksa loja mes Danimarkës dhe Belgjikës u ndërpre nga arbitri për të duartrokitur për pak minuta Christian Eriksen.

Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë

Një mesazh i fortë, solidarizim i madh dhe sjellje shembullore e të gjithëve në Copenhagen. Sigurisht që Eriksen i ka ndjekur dhe zemra e tij tashmë është “shëruar”.

Foto/ Emocione të forta, të gjithë në këmbë

 

EMISIONET