Fortuna Dusseldorf drejt Bundesligës, mposht bindshëm Bochumin në “Play Off”

Fortuna Dusseldorf drejt Bundesligës, mposht bindshëm Bochumin në

Fortuna Dusseldorf me një këmbë ngjitjes në Bundesligë. Klubi gjerman ia doli të triumfojë me rezultatin e pastër 0-3 në ndeshjen e parë të “Play off”-it ndaj Bochumit në transfertë, duke hedhur një hap të sigurt drejt elitës së futbollit gjerman.

Sfida u zhbllokua nga autogoli i Hoffman në minutën e 13’, ndërsa në pjesën e dytë skuadra nga Dusseldorfi shënoi edhe dy herë të tjera me Klaus e Engelhardt, për të vulosur suksesin 0-3.

Bochumi mbylli sezonin e rregullt në vendin e 16, por në ndeshjen e parë të Play Off-it për mbijetesën bëri shumë pak për të qëndruar në elitën e futbollit gjerman, teksa vendin e saj me shumë gjasë do ta marrë Fortuna Dusseldorf.

Sfida e kthimit, e cila do të zhvillohet në “Merkus Spiel Arena” të Dusseldorfit më 27 maj, pritet të jetë vetëm një formalitet për Fortunën.

EMISIONET