Formula 1/ Vidhet në Kanada statuja dedikuar ish-pilotit Villeneuve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Nëntor 2024, 22:41
Statuja dedikuar Gilles Villeneuve, ish-pilot i Formulës 1, i cili ndërroi jetë pas një aksidenti në 1982, është vjedhur.
Gjithçka ka ndodhur në Berthierville, në Kanada, në zonën pranë muzeut të dedikuar ish-pilotit të Ferrari-t mbrëmjen e 31 tetorit.
Këtë episod të shëmtuar e denoncoi Jacques Villeneuve.
“Statuja e ngritur në nder të babait tim është vjedhur. Këto qenie pashpirt nuk meritojnë të konsiderohen njerëz.
Nuk e di se çfarë kanë në kokë dhe në zemër këta njerëz”, ka shkruar i biri i legjendës së Formula 1.