Formula 1/ Verstapen nuk e fsheh pakënaqësinë: Penalizimi? Ka rregulla të reja, por nuk janë problemi im

Formula 1/ Verstapen nuk e fsheh pakënaqësinë: Penalizimi? Ka

Max Verstapen e komentoi kështu vendin e dytë dhe penalizimin me 5 sekonda në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite: “Ishte një fundjavë e mirë në një pistë fantastike, për të tjerat… pres me padurim që të kthehem në pistë për garën e radhës në Majami. Shihemi aty.

Për sa i përket penalizimit, fjalët janë të tepërta.

Ka rregulla të reja, por nuk janë problemi im.

Ndërsa për garën, u paraqitëm mirë në aspektin e ritmit dhe në veçanti me gomat e mesme.

Përmirësimet e bëra të shtunën na ndihmuan në garën të dielën për çështjen e konsumimit të gomave”, deklaroi katër herë kampioni i botës.

 

EMISIONET