Florian Marku publikon lajmin e madh: Sfida e radhës në Tiranë!

Florian Marku publikon lajmin e madh: Sfida e radhës në Tiranë!

Do të rikhehet në Tiranë për një objektiv edhe më të madh. Florian Marku njofton në llogaritë e tij në rrjetet sociale se do të duelojë në qytetin ku ka zemrën e tij dhe këtë do ta bëjë në një ndeshje shumë të rëndësishme.

“Javën që vjen do ju tregoj për ndeshjen e radhës në mes në Tiranës. Mezi e kam pritur një ndeshje pas kaq vitesh para publikut tim”, shkruan Marku në një postim ku pozon me gjerdanin IBF International.

Nuk dihen ende shumë detaje por sfida e radhës pritet të jetë spektakolare për boksierin shqiptar që jeton prej vitesh në Londër.

Kampioni kuqezi që mbrojti gjerdanin përpara pak muajsh në sfidën hapëse të duelit Fury-Whyte, e ka shprehur përherë dëshirën për t’u rikthyer si kampion në ringun shqiptar dhe këtë herë përballja mund të jetë edhe më spektakolare në stadiumin “Air Albania” në sytë e mijëra shqiptarëve.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Florian Marku (@florianmarku)

 

EMISIONET