Flamurtari si Barcelona, tjetër titull për vajzat vlonjate. Kampionati nr. 24 në Vlorë
Titulli është një çështje rutinë në basketbollin e femrave pasi Flamurtari siguron trofeun e 15 në 18 vitet e fundit të koshit shqiptar.
Vlonjatet e mbyllën serinë e finaleve me Partizanin pa shumë histori pasi shkatërruan në Vlorë 94-58 miket në një ndeshje pa shumë histori.
Të gjitha pjesët folën për vajzat kuqezi të koshit që arrijnë të konfirmojnë dominimin absolut edhe në drejtimin e trajneres Elona Hasanaj.
Ky është titulli i 24 për Flamurtarin që e drejtoi finalen me rezultatin e përgjithshëm 3-0 pasi e kishte mbyllur edhe sezonin e rregullt në vendin e parë të klasifikimit.