Fjalimi i Hervard që motivoi lojtarët e Arabisë? Kërkoni foto me Messin apo jemi në një Kupë Bote?

Fjalimi i Hervard që motivoi lojtarët e Arabisë? Kërkoni

 

Një fjalim që po bën xhiron e botës. Federata Arabe shpërndan për publikun fjalën e trajnerit Herve Renar në pushimin e ndeshjes me Argjentinën. Fjalim që motivoi skuadrën e tij për të mundur Messin dhe shokët e tij:

Ky është presingu jonë? Presing do të thotë të ngjitesh lart! Messsi, në mesfushë, merr topin dhe ju qëndroni të ndalur, prisni në mbrojtje. Dëshironi që Ali të shkojë t’i bëjë presing? Merrni celularët dhe shkrepni një foto me të po deshët. Nëse jeni përpara mbrojtjes, nëse Messi merr topin, duhet ta ndiqni.

Ata janë të aftë me topin në këmbë. A e patë atë që bënë? Nuk ndjeni asgjë? Nuk e ndjeni se mund ta përmbysim këtë ndeshje? Nuk e ndjeni? Argjentina po luan e qetë. Forca djem, forca! Ky është Kampionati Botëror! Jepni gjithçka”.

EMISIONET