Fjalim lamtumire? Inzaghi pas humbjes me Romën: Lojtarët do kenë gjithmonë mirënjohjen time
Simone Inzaghi ka komentuar humbjen e tij të tretë radhazi në kampionat dhe Kupë ndaj Romës, duke theksuar se pavarësisht rezultatit të keq, ekipi ka luftuar dhe ka dhënë gjithçka.
Ai e ka pranuar se është një humbje e dhimbshme, por ka shpjeguar se lojtarët janë munduar të japin maksimumin dhe kanë treguar zemër.
"Është futboll, kjo javë ka qenë e vështirë me tri humbje që dhembin.
Por ekipi ka provuar, ka dhënë zemrën dhe njerëzit e kanë parë. Ishte një ndeshje shumë e rëndësishme, përqafimi i tifozëve në fund na bëri shumë përshtypje.
Ishte një humbje e keqe, por ne e luftuam me zemër dhe grintë. Lojtarët e mi gjithmonë japin gjithçka dhe do të kenë gjithmonë mirënjohjen time. Nuk ka nevojë të flasim më shumë...".
Në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Barcelonës, Inzaghi tha se nuk kishte nevojë të shikonte ndeshjen e Barcelonës një natë më parë, pasi ata do të shkojnë në Barcelonë me respekt, por jo me frikë.
Ai gjithashtu e analizoi ndeshjen me Romën, duke theksuar se Interi nuk ishte mjaftueshëm i qetë dhe ka bërë shumë presione individuale në vend që të vepronte si skuadër.
"Duhet të jemi më të mirë si skuadër. Goli erdhi nga një goditje e pasaktë. Roma bëri një ndeshje të shkëlqyer, ne e provuam dhe meritonim më shumë.
Na ka munguar qartësia, por duhet të reagojmë nga kjo javë. Ka ende ndeshje të rëndësishme në kampionat. Njerëzit e kanë kuptuar çfarë po bëjnë djemtë tanë. Duhet të rikarikojmë energjitë fizike dhe mendore".
Në lidhje me dëmtimin e Pavard, Inzaghi tha se ai ka pësuar një përdreshje të kyçit të majtë dhe do të vlerësohet në ditët në vijim.
"Pavard ka pësuar një distorsion të kyçit të majtë, do të shohim në ditët që vijnë, ai e ktheu kyçin dhe nuk ishte e nevojshme. Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për ne".