Fituan titullin kampion për herë të parë, Egnatia bën ndryshime në stadium

Fituan titullin kampion për herë të parë, Egnatia bën

Egnatia e Rrogozhinës siguroi të diel titullin e parë kampion në Superligën e futbollit.

Qyteti i vogël do ketë nderin të përfaqësojë Shqipërinë në eliminatoret e Champions League, teksa të ardhurat e garantuara pas këtij suksesi do jenë më shumë se 1 milionë euro nga FSHF dhe UEFA.

Në Rrogozhinë kanë nisur të ëndërrojnë të paktën për grupet e Conference League, ndërsa nuk kanë ndenjur duarkryq.

Këtë javë pritet që tribuna përballë në stadiumin "Arena Egnatia" të fillojë nga puna për ngritjen e saj.

Tribuna përballë do mbajë emrin "Raphael Dwamena", ish-kapitenit të ndjerë të rrogozhinasve, që humbi jetën në fushën e lojës më 11 nëntorin e 2023.

Veç tribunës pritet që stadiumi të pajiset edhe me ndriçim.

Nëse në Rrogozhinë kishin ëndrra, tanimë ato janë kthyer në një realitet që qyteti, klubi dhe lojtarët po e jetojnë.

EMISIONET