Finalja e Europa League/ Gjimshiti kapiten, mbrojtësi shqiptar kërkon trofeun e parë me bergamaskët, ja formacionet zyrtare të Atalanta-Leverkusen

Finalja e Europa League/ Gjimshiti kapiten, mbrojtësi shqiptar kërkon

Në orën 21:00 të gjithë sytë e futbolldashëve do të jenë në “Aviva Stadium”, Dublin, aty ku do të luhet finalja e Ligës së Europës mes Atalantës dhe Bajer Leverkusenit.

Një sfidë që pritet të jetë tepër e luftuar nga të dyja skuadrat.

Bergamaskët vijnë në këtë duel pasi kanë arritur të mposhtin Sportingun, Liverpulin dhe Marsejën ndërsa nga ana tjetër gjermanët s'njohin humbje deri më tani këtë sezon.

Ajo që vihet re, është se mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti do jetë kapiten i Atalantës në këtë finale ku do kërkojë trofeun e parë me bergamaskët

Ata kanë bërë një sezon të shkëlqyer teksa fituan Bundesligën gjermane, teksa do të kërkojnë sonte trofeun e dytë.

Atalanta (3-4-3): Muso; Gjimshiti, Hien, Kolashinaç; Zapakosta, Ederson, Kopmeiners, Ruxheri; De Ketelaere, Skamaka, Lokman | Trajner: Xhan Piero Gasperini

Bajer Leverkusen (3-4-2-1): Kovar; Tapsoba, Tah, Stasisiç; Hinkapie, Palacios, Xhaka, Frimpong; Grimaldo, Virtc; Adli | Trajner: Çabi Alonso

Finalja e Europa League/ Gjimshiti kapiten, mbrojtësi shqiptar kërkon

 

 

 

 

 

EMISIONET