Feyenoord teston fushën e Arenës Kombëtare në stërvitjen e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Maj 2022, 20:31
Trajneri Arne Slot dhe skuadra e tij zhvilluan pasditen e sotme stërvitjen e fundit përpara finales.
Ndryshe nga skuadra e Romës që zgjodhi të stërvitej paradite në Trigoria, ekipi nga Rotterdami preferoi të testonte fushën e ndeshjes së nesërme.
Tekniku e nisi seancën fillimisht me ushtrime të lehta fizike dhe më pas i largoi mediat e pranishme për të vijuar me aspektin teknik dhe taktik.