FERRARI ZBRET NË RENDITJE! McLaren pushton vendin e parë me makina dhe pilotët
Mclaren ka bërë një shkëputje të fortë në renditjen e formula uno duke e lënë Ferrarin në të katërtin dhe me 60 pikë pas. Edhe pse është ende herët për të treguar se si do vijojë gara e shpejtësisë tashmë edhe Hamilton ka shfaqur probleme në drejtimin e kokëkuqes
Gara e fundit e Formula 1 në Shanghai dhe rezultati i dobët në Australi ka bërë që Ferrari t’i largohet gjithnjë e më shumë vendit të parë.
Në renditjen aktuale Mclaren kryeson me 78 pikë duke u ndjekur nga Mercedes me 53.
Në vendin e tretë renditet red bull me 36 pikë duke e spostuar kokëkuqen me vetëm 17, ku dhe ulja në timon e Hamilton nuk ka sjellë asnjë rezultat optimist madje duke u barazuar ne Williams.
Më tej vazhdojnë Has, Aston Martin, Sauber dhe Racing Bull, ndërsa ekipet e tjera janë me zero pikë.
Sa i përket pilotëve Lando Norris kryeson me 44 pikë, i ndjekur nga Max Verstappen dhe George Russell që kanë thuajse të njëjtat pikë. Leclerc dhe Hamilton, pas skualifikimeve, kanë mbetur me 8 dhe 9 pikë respektivisht.
Gjithsesi duket se tashmë Ferrarit do t’i duhet të bëjë reagimin e duhur, aq më shumë kur në Shanghai të dy pilotët u skualifikuan, për shkak të peshës së makinës por dhe të konsumit të lejuar.
Deri më tani Hamilton ka arritur të fitojë vetëm një herë provat për nisjen zyrtare, por nuk kanë munguar as debatet me ekipin.
Nga ana tjetër, McLaren duket se ka gjetur teknikën e duhur për makinat e garës, por edhe drejtuesit në timon që edhe një herë treguan se nuk do të lëshojnë nga renditja.