“Feizhao ka cilësitë e brazilianit, Basha është më vendimtar”, Hila komenton Kukësin: Ja ç’më bën përshtypje te trajneri

Ardit Hila ku ka folur në emisionin "Ora Sport"  në RTV Ora, për skuadrën në të cilën ai aktivizohet, Kukësin.

Lojtari shqiptar tregon se çfarë i ka bërë përshtypje te trajneri Longo, si dhe jep mendimin e tij për dy nga golashënuesit më të mirë të verilindorëve, Bashën dhe Feizhaon. Ky i fundit sipas tij ka forcë dhe shpejtësi, por më vendimtar për skuadrën ka qenë Basha, i cili shpesh herë i ka dhënë tre pikët Kukësit.

“Feizhao ka cilësitë e brazilianit, Basha është

“Ajo që më ka bërë përshtypje te trajneri është se na bën stërvitje me top. Në stërvitje tani nuk bëjmë vetëm vrapime pa top. Basha nuk është sulmues pykë. Por me lojën që nis nga mbrojtja, si unë dhe Lulaj e nxjerrim topin shumë mirë përpara. Por për një mesfushor, se unë kam luajtur edhe vetë mesfushor, është shumë e lehtë kur ta nxjerrin topin në atë mënyrë. Feizhao është shumë i fuqishëm, është i shpejtë. Ka ato cilësitë e brazilianit, por nuk ka luajtur aq shumë. Nuk ka qenë aq vendimtar si Basha, me atë kryevepër nga distanca kundër Tiranës na dha tre pikët. Na ka ndihmuar shumë. Feizhao ka më shumë humor”, ka thënë Hila.

EMISIONET