Fanellat e Messit drejt rekordeve, çmimi fillestar në ankand për tu shitur nis me 10 mln dollarë

Fanellat e Messit drejt rekordeve, çmimi fillestar në ankand

Ylli i futbollit Lionel Messi nuk është i panjohur për të thyer rekorde dhe ndoshta do të shtojë një tjetër në listën e tij, po këtë herë jo në sport.

Një grup prej gjashtë fanellash që ai veshi gjatë Kupës së Botës të vitit të kaluar do të nxirren në ankand javën e ardhshme.

Kapiteni argjentinas i mbajti gjatë çdo faze të turneut njëmujor, përfshirë edhe finalen e madhe kundër Francës.

Shtëpia e ankandeve nga Sotheby's ka vendosur çmimin fillestar prej 10 milionë dollarësh dhe pret që shuma të tejkalohet.

‘Shitja mund të bëhet një nga koleksionet më të vlefshme të relikeve sportive në ankand’, vlerësuan ata.

Nëse arrihet, çmimi për kompletin do të tejkalonte një fanellë të veshur nga Michael Jordan në ndeshjen 1 të finales së NBA në vitin 1998 nga sezoni i tij i famshëm "Last Dance", i cili u shit për 10.1 milion dollarë vitin e kaluar.

‘Shitja e 6 fanellave qëndron si një rast monumental në historinë e ankandeve, duke u ofruar fansave dhe koleksionistëve një lidhje me arritjen kurorëzuese të Messit,” shpjegoi kreu i koleksioneve moderne.

Deri më sot, fanella më e shtrenjtë e futbollistit argjentinas e shitur në ankand ishte për 450 mijë dollarë vitin e kaluar, të cilën ai e veshi gjatë El Clásico 2017, ku goli i Messit në minutën e fundit, i 500-ti në karrierën e tij, shënoi fitoren e ndeshjes.

Ankandi online për fanellat e Messit do të zhvillohet nga 30 nëntori deri më 14 dhjetor, në Nju Jork.

EMISIONET