Europa League/ Hojlund shpëton Manchester United nga gafa e Onanas, Roma fiton thellë ndaj Bragas

Europa League/ Hojlund shpëton Manchester United nga gafa e Onanas, Roma

Manchester United siguroi fitoren e tretë radhazi në Europa League, duke u katapultuar në tetëshën e parë në klasifikimin e përgjithshëm.

“Djajtë e Kuq” fituan 2-1 më përmbysje në transfertë ndaj Plzenit, në një ndeshje që e komplikuan me atë gol të pësuar në fillim të pjesës së dytë për shkak të një gabimi të portierit Onana.

Gjithsesi, skuadra e drejtuar nga portugezi Amorim ia doli të merrte tri pikë falë dygolëshit të Hojlund.

Gjithçka e lehtë për Romën, që triumfoi me rezultatin e thellë 3-0 ndaj Bragës, me gola të Pellegrimit, Abdulhamid dhe Hermosos.

Më poshtë të gjitha rezultatet e ndeshjeve të orës 18:45.

Europa League/ Hojlund shpëton Manchester United nga gafa e Onanas, Roma

EMISIONET