EURO 2024/ Ndeshja me Italinë, Tifozat Kuqezi njoftim të rëndësishëm
Tifozat Kuqezi përmes një postimi në rrjetet sociale kanë njoftuar se për shkak të motit të keq, pikëtakimi në Westpark do anullohet.
Tifozat Kuqezi njoftojnë se pika e takimit të ri do të jetë.
Njoftimi i tifozave kuqezi:
NJOFTIM I RËNDËSISHËM
Për shkak të kushteve jo të mira të motit dhe paralajmërimit për stuhi, me keqardhje ju njoftojmë se pikëtakimi ynë në Westpark anullohet.
Në kordinim me Komunën e Dortmundit dhe Forcat e Rendit, pika e takimit e re do të jetë “Kampstraße/Reinoldikirche”.
Atmosfera para ndeshjes do të fillojë në të njëjtin orar, 14:00 por marshimi për në stadium në grup do të bëhet në orën 16:45 me këtë itinerar:
Kampstraße - Rheinische Straße - Möllerstraße/Lindemannstraße - Hyrja D.
Nëse do të ketë ndryshime të tjera, do ju njoftojmë në vazhdim.
Nëpër borë e nëpër shi, PËRJETËSISHT me ty SHQIPËRI!