EURO 2024/ Austria bën surprizën e madhe, kalon si e para e grupit D. Franca kualifikohet me barazim

EURO 2024/ Austria bën surprizën e madhe, kalon si e para e grupit D.

Ishin rezultate që nuk priteshin aspak.

Pas kombëtareve të Grupeve A dhe B, pasditen e kësaj të marte kanë qenë përfaqësueset e Grupit D të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024, ato që kanë përfunduar xhiron e tretë dhe të fundit, të fazës së grupeve, me Austrinë, Francën dhe Holandën, të cilat siguruan kualifikimin për më tej.

Kështu, në “Olympiastadion”, të Berlinit, Austria ka arritur një fitore të madhe, në Grupin C, duke mundur “Tulipanët” e Holandës, me rezultatin 2-3, në një sfidë që rezultoi të ishte spektakolare e plot emocion.

Një autogol i Donyell Malen, i shoqëruar nga golat e Schmid e Sabitzer mjaftuan që djemtë e Ralf Rangnick, të kalonin me sukses Holandën, për të cilën shënuan Cody Gakpo e Memphis Depay.

Në krahun tjetër, “Gjelat” francezë nuk kanë shkuar më shumë se barazimi 1 me 1, në “Signal Iduna Park”, të Dortmundit, me kapitenin Kylian Mbappe, që shënoi golin e parë për skuadrën e Deschamps, ndërsa për të barazuar shifrat mendoi “bomberi” polak, Robert Lewandowski.

Falë këtyre rezultateve ka ndryshuar goxha renditja në Grupin C, teksa përfundimisht kalojnë si koka grupi, Austria dhe Franca, me “Shqiponjat” austriake, që ia kanë dalë të pozicionohen në vendin e parë, në një grup “gjigantësh”, ku kanë arritur 6 pikë, 1 më shumë se Franca dhe 2 më shumë se Holanda, që pritet të kalojë si një prej vendeve të treta më të mira, ndërsa në vendin e fundit është Polonia me 1 pikë. 

EMISIONET