EURO 2020, sot në fushë Maqedonia me 6 shqiptarë, Anglia dhe Holanda

EURO 2020, sot në fushë Maqedonia me 6 shqiptarë, Anglia dhe

Pas shock-ut të kaluar nga pamjet e frikshme nga drama Eriksen, lojtari gëzon shëndet të plotë, sot do të rikthehen supersfidat dhe emocionet e forta nga loja më e bukur në botë.

Në orën 15:00 do të kemi një nga supersfidat e fazës së grupeve, Angi-Kroaci në Wembley përpara mijëra tifozëve.

Ka pritshmëri të madhe për "Tre Luanët" teksa nuk do ta ketë të lehtë ndaj Kroacisë plotë me yje.

Në orën 18:00 do të nisin sfidat e Grupit C ku do të shikojmë debutimin historik të Maqedonisë së Veriut ndaj Austrisë në Bukuresht dhe për më tepër do të kemi dhe aromë shqiptarie pasi janë jo pak por 6 lojtarë shqiptarê të grumbulluar me ekipin fqinj.

Në mbrëmje, në orën 21:00 do të kemi dhe Holandën në fushë po për Grupin D në duelin e parë për ta ndaj Ukrainës.

Në "Johan Cruiff Arena" të Amsterdamit, skuadra e drejtuar nga De Boer do të tregojë se deri ku mund të shkojë në këtë Europian dhe duhet ta bëjë përballë skuadrës së drejtuar nga legjenda Shevchenko.

EMISIONET