EURO 2020, sot është dita e yjeve. Luan Ronaldo dhe superdueli Francë-Gjermani

EURO 2020, sot është dita e yjeve. Luan Ronaldo dhe superdueli

Kampionati Europian sot mbyll xhiron e parë të ndeshjeve në grupe dhe do ta bëjë në mënyrën më të mirë me yje dhe duele fantastike. Do të jenë vetëm dy ndeshje sot, të Grupit F, ose grupi i ferrit i konsidueruar.

Në 18:00 është radha e Ronaldos dhe yjeve të Portugalisë, kampionëve të Europës në fuqi që do të luajnë ndaj ndaj Hungariasë, në "Puskas Arena" në të vetmin stadium ku do të lejohet të jetë plotësisht i mbushur me tifozë.

Do të jetë edhe një ndeshje ku mund të kuptojmë edhe nivelin e rivaleve të Shqipërisë në eliminatoret e botërorit.
Në mbrëmje, në orën 21:00, do të jetë ndoshta edhe si finale e parakohshme, superdueli, Francë-Gjermani.

Dy skuadra që konsiderohen si pretendente kryesore për trofeun e Europianit, do të përplasen për të marrë pikët e para dhe për të mos gabuar nisjen. Do të jetë një ndeshje me duele e me përplasje, por jane këto emocione që po presim të gjithë nga Euro 2020.

EMISIONET