"Euro 2020"/ Patushi: Ukraina e nënvlerësoi Maqedoninë

Në emisionin "Euro 2020" , ish –futbollisti Saimir Patushi ka komentuar ndeshjen e Maqedonisë dhe Ukrainës.

Patushi u shpreh se Ukraina e nënvlerësoi Maqedoninë, teksa shtoi se ishte një ndeshje që kishte ritëm.

"Ukraina e nënvlerësoi shumë sot Maqedoninë.  Por  mund të them se ishte një nga ndeshjet më të bukura që kemi parë. Por pot a shikoje që në fillim u duk se Maqedonia nuk kishte një grup që nuk kishte shpresë, por sot luajti në mënyrë të barabartë dhe me pak fat mund ta kishte barazuar ndeshjen. Ishte një ndeshje me ritëm që dhuroi spektakël."- tha ai. 

Të ftuar në emision ishin: Altin Sulçe, Florian Riza, Saimir Patushi, Meridian Ramçaj, Maks Aladini dhe Alvara Zekaj.

EMISIONET