Euro 2020 nis sonte, dueli Itali-Turqi ngre siparin e Europianit

Euro 2020 nis sonte, dueli Itali-Turqi ngre siparin e Europianit

Ankthi dhe pritja për eventin më të rëndësishëm të futbollit në kontinent mbaroi, sonte starton Euro 2020. Me një vit vonesë për shkak të shtyrjes nga pandemia, Kampionatin Europian do të luhet këtë verë dhe sot nis spektakli më i madh i futbollit me duelin Itali-Turqi.

Ndeshja e vlefshme për Grupin A do të luhet në "Olimpico" me 35% të kapacitetit me tifozë, sigurisht edhe me tifozë miq.

Kampionët në fuqi të Portugalisë duhet të mbrojnë titullin por sigurisht që favoritet e mëdhenj janë Franca e Gjermania që për fat, janë shortuar në të njëjtin grup me Portugalinë.

Euro 2020 nis sonte, dueli Itali-Turqi ngre siparin e Europianit

Spektakli, emocionet nuk do të mungojnë por sigurisht priten edhe polemika por më e rëndësishmja eshte që në stadiume do të ketë tifozë dhe emocione, një mesazh i fortë që jeta po rikthehen në normalitet pas një viti shumë të veshtirë në Europë e jo vetëm.

 

 

EMISIONET