EURO 2020, Danimarka nuk ia del, Belgjika e përmbys dhe kalon në 1/8

EURO 2020, Danimarka nuk ia del, Belgjika e përmbys dhe kalon në 1/8

Në Copenhagen në një stadium pothuajse plot, Danimarka nuk arrin të fitojë për Christian Eriksen.

Nëse në sfidën e humbur me Finlandën, këmbët e lojtarëve nuk mund të komandoheshin, në ndeshjen e dytë gjërat ishin ndryshe dhe në fund u dorëzuan 2-1 përballë Belgjikës.

Që nga fillimi i ndeshjes të gjithë mendonin për Eriksen teksa në minutën e 2’, Youssuf Polsen kaloi menjëherë në avantazh vendasit duke bërë që stadium të shpërthente.

Në minutën e 10’, sfida u ndërpre teksa lojtarë dhe tifozë duartrokitën për Christan Eriksen ndërsa pjesa e parë foli më shumë për Danimarkën që neutralizuan më së miri Lukakun me shokë.

Fraksioni i dytë i ndeshjes është edhe më i bukur teksa Belgjika rrit ritmin dhe forcën sulmuese ku menjëherë në 54’ gjen barazimin me Thorgan Hazard.

Danimarka nuk dorëzohet dhe humbet disa raste të pastra për të shënuar me Damsgard e Braithwaite por në anën tjetër kundërshtarët janë më cinikë dhe në një aksion mjaft të bukur Belgjika kalon në epërsi me Kevin De Bruyne në 75’.

Sërish vendasit insistojnë dhe i afrohen barazimit me Braithwaite që godet traversën dhe këtu shuhen shpresat për nordikët.

Belgjika fiton 2-1 duke kaluar në 1/8 e Kampionatit Europian ndërsa Danimarkës tani i nevojitet një mrekulli por të paktën duhet të fitojë me Rusinë në ndeshjen e fundit për të shpresuar në një kualifikim.

EMISIONET