Esat Mala zyrtarisht i Vllaznisë. Mesfushori nënshkruan me shkodranët
Esat Mala vishet kuqeblu për dy sezonet e ardhshme. Vllaznia zyrtarizon transferimin e mesfushorit të Partizanit në Shkodër duke konfirmuar zërat e ditëve të fundit për firmën me lojtarin e lindur në Prizren.
23-vjeçari kartonin e të cilit e zotëronte Giresunspor, u la i lirë nga klubi turk ku kaloi vetëm pak muaj pasi sezonin e kaluar u huazua te Partizani. Në 35 ndeshje me skuadrën e kuqe ai shënoi 2 gola ndërsa me Partizanin fitoi titullin në vitin 2020.
Transferimi i Malës te Vllaznia e mbyll merkaton e shkodranëve që kompletohen për sezonin e ri të Superiores.