Erikson e pranon që Anglia në vitin 2006 u eklipsua nga sjellja e bashkëshorteve të lojtarëve

Erikson e pranon që Anglia në vitin 2006 u eklipsua nga sjellja e

Sven-Goran Eriksson bën deklaratën e fortë duke akuzuar drejtëpërdrejtë Victoria Beckham se nuk ia bëri “aspak të lehtë punën” gjatë Kupës së Botës 2006. Ish-trajneri i “Tre Luanëve” ku bënte pjesë edhe bashkëshorti i këngëtares, David Beckham, hap një kapitull të vjetër të 16 viteve më parë.

“Sigurisht që Victoria nuk ma bëri aspak të lehtë punën por në këtë mes kanë një faj të madh edhe tabloidet që pasqyronin çdo gjë në faqen e parë. Nëse do të marrim si shembull Suedinë, edhe bashkëshortet e lojtarëve të asaj skuadre bënin të njëjtat veprime por në shtyp nuk botohej asgjë.

Kjo është një gjë mëse normale dhe këtë e bënë edhe vende të tjera. Në Angli e bënë të madhe duke e cilësuar një skandal por unë nuk shikoj asnjë skandal në këtë mes. Mendoj se bëra veprimin e duhur për të pranuar gratë e futbollistëve në hotel por çfarëdo veprimi që ato bënin konsiderohej skandal”.

Rrugëtimi i Anglisë së gjeneratës së artë u mbyll në çerekfinale ku skuadra ishullore u eleminua me 11 metërsha nga Portugalia.

EMISIONET