Eriksen një hap larg rikthimit në Premier League. Zbulohet ekipi që po e afron

Eriksen një hap larg rikthimit në Premier League. Zbulohet ekipi

Pas vuajtjesh të gjata dhe një drame të madhe që përjetoi pas problemeve me shëndetin, Christian Eriksen është shumë pranë rikthimit në fushë.

30-vjeçari do të rikthehet të bëjë atë që ka ëndërruar gjithmonë, futboll dhe në nivele të larta teksa zbulohet se është në bisedime të avancuara me drejtuesit e Brighton.



Në fakt për një lojtar si Eriksen janë edhe klube të mëdha që e duan duke nisur nga ish skuadra e tij e Tottenham por gjithmonë duke patur hezitimin për problemet që ka kaluar, Brentford mund të jetë zgjidhja paraprake për të.

Një nga arsyet që mesfushori mund të pranojë këtë ofertë është trajneri danez i ekipit, Thomas Frank i cili po e bind të luajë me formacionin e tij deri në fund të sezonit.

 

Oferta është 6 mujore me të drejtë rinovimi për një vit për Eriksen me këtë të fundit që pritet ta pranojë dhe të shikojë dhe nivelin e tij deri në verë. Më pas zgjedhja e Eriksen mund të jetë edhe rikthimi në një skuadër të madhe, gjithmonë në Premier League./Ora News/.

EMISIONET