Eriksen: Ndihem mirë, falenderime për të gjithë mesazhet nga çdo anë e botës

Eriksen: Ndihem mirë, falenderime për të gjithë mesazhet nga

Christian Eriksen pothuajse ishte i vdekur sipas mjekëve dhe falë ndërhyrjes së shpejtë u arrit të rikthehej në jetë.

Fantazisti i Danimarkës prej dy ditësh ndodhet në spitalin e Copenhagen ku po merr trajtimin e duhur dhe fatmirësisht siç e pohuan mjekët e kombëtares, është mirë dhe jashtë cdo rreziku.

Sot lajmin më të mirë e dha vet lojtari i cili me një mesazh në rrjetet sociale konfirmoi gjendjen e mirë teksa falenderoi të gjithë për solidarizimin e madh ndaj tij.

“Një falenderim i madh për cdo mesazh të ëmbël dhe të bukur që me keni nisur nga çdo anë e botës. Do të thotë shumë për mua dhe familjen time. Jam mirë, duke parë kushtet. Duhet të bëj edhe disa teste të tjera në spital, por ndihem mirë.”

Zyrtarisht ende nuk ka një shkak për arrestin kardiak për të kuptuar patologjinë e tij dhe ende duhet pritur për të kuptuar nëse lojtari do të ketë më shanse për të luajtur futboll apo jo.

Gjithsesi, fitorja më e madhe pas asaj që pamë të gjithë është fakti që Christian Eriksen jeton akoma dhe kjo ka më shumë rëndësi se gjithçka.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Christian Eriksen (@chriseriksen8)

 

EMISIONET