Eneo Bitri largohet zyrarisht nga skuadra e Partizanit
Mbrojtësi i Partizanit, Eneo Bitri largohet zyrtarisht nga skuadra kryeqytetase. Lajmin e bën të ditur klubi kryeqytetas që thekson se Bitri do ta vazhdojë karrierën në Çeki te skuadra Banik Ostrava.
Në një komunikatë zyrtare, klubi i kuq i shpreh mirënjohjen shtatlartit duke e falënderuar për atë që ka dhënë me fanellën e Partizanit.
“FK Partizani zyrtarizon transferimin e mbrojtësit Eneo Bitri në klubin çek FC Banik Ostrava. Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe duke u graduar me meritë edhe kapiteni ynë.
Shumë suksese në aventurën tënde të re Eneo Bitri. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”.