EMRAT/ Nuk ka më diskutime, Silvinho miraton 11-en e Kombëtares
Tekniku brazilian Silvinho ka miratuar formacionin e Kombëtares shqiptare ndaj Ishujve Faroe.
Shqipëria do të zbresë në fushë ndaj Ishujve Faroe në orën 20:45, me skemën 4-3-3
Në portë për kuqezinjtë do të jetë Strakosha, në mbrojtje Mitaj, kapiteni Gjimshiti, Ismailji dhe Balliu
Në mesfushë Asllani, Bare dhe Bajrami, në sulm Uzuni, Asani dhe Daku
Kjo është ndeshja e fundit e Shqipërisë për këto kualifikuese, ku dhe kemi siguruar kualifikimin për në ‘Gjermani 2024’
Në ‘Grupin E’ Shqipëria renditet në vendin e parë në kuotën e 14 pikëve.