Empoli me Bajrami dhurojnë spektakël, fiton edhe Fiorentina (video)

Empoli me Bajrami dhurojnë spektakël, fiton edhe Fiorentina (video)

Empoli i shqiptarëve po dhuron spektakël në Serinë A. Pas fitores së javës së kaluar jashtë fushe, sot ekipi i Andreazzolit arriti suksesin e dytë radhazi dhe të parin në shtëpi përballë tifozëve të tyre.

Me Bajramin në fushë, Empoli mundi me rezultatin e thellë 4-2 Bolognan ku fantazisti shqiptar shënoi një gol me penallti e u zëvendësua nga një tjetër lojtar kuqezi, Kristjan Asllani.

Ndërkohë që te fitorja u rikthye edhe Fiorentina që pas humbjes në shtëpi ndaj Interit, mori 3 pikë të rëndësishme në Friuli në fushën e Udineses me rezultatin minimal 1-0. Goli deçiziv u shënua nga bomber serb, Vlahoviç me penallti në 16’. Ndeshja e tretë ishte ajo mes Sassuolos dhe Salernitanës që përfundoi 1-0. /Ora News/.

EMISIONET