Ekskluzive/”Ora News” siguron pamjet kur Mourinho largon gazetarët nga stërvitja e Romës

Tensioni në Romë ndihet në ajër. Në stërvitjen e zakonshme të skuadrës italiane që do të kërkojë trofeun e parë ndërkombëtar në Tiranë, trajneri Jose Mourinho është shfaqur i nervozuar duke krijuar edhe një situatë konfliktuale me gazetarët e pranishëm në qëndrën stërvitore të “Trigoria-s”.

KETU LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Skuadra romaniste po stërvitet për të përgatitur ndeshjen e fundit të kampionatit që do të luhet të premten në Torino.

Seanca stërvitore e së mërkurës ishte e planifikuar e hapur për të gjitha mediat dhe trajneri luzitan kërkon që trajtimi të mos jetë preferencial por i drejtë për të gjithë.

Në fillim të seancës stërvitore ai u bën me shenjë gazetarëve italianë të “DAZN” dhe “Sky” që të largohen nga fusha dhe të vendosen në tribunë bashkë me mediat e tjera të pranishme në “Trigoria”.

“Ora News” siguron pamjet ekskluzive të momentit por edhe të seancës stërvirtore të skuadrës italiane në kompleksin stërvitor në periferi të kryeqytetit italian.  

 

EMISIONET